KrediAsist.al është një nismë e nisur nga persona që e njohin nga afër sfidën e borxheve dhe presionin që ato sjellin në jetën e përditshme.
Ne jemi së pari njerëz si ti! E kemi parë nga afër si shpesh herë individët mbeten të paqartë, të pambrojtur dhe të vetmuar përballë një institucioni financiar.
Ndaj vendosëm të krijojmë një shërbim që nuk shet shpresë, por ofron ndihmë reale, të thjeshtë dhe të ndershme. Ne nuk jemi këtu për të gjykuar askënd. Ne jemi këtu për të dëgjuar, kuptuar dhe ndihmuar.
Flasim gjuhën tënde, jo zhargon ligjor apo bankar
Të udhëzojmë në mënyrë konkrete si të mbrohesh
Të ofrojmë mjetet që të duhet – letra, këshilla, qartësi